Zelensky paralajmëron krizë globale të ushqimit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se konflikti mund të shkaktojë një krizë ushqimore që prek vendet në mbarë botën.
Duke folur për programin australian të lajmeve 60 Minutes, Zelensky ka thënë se vendi i tij mund të humbasë dhjetëra miliona tonë drithëra sepse Rusia kishte bllokuar portet e saj në Detin e Zi, përcjell rtv21.tv
Ukraina është një nga eksportuesit kryesorë në botë të grurit dhe produkteve të tjera ushqimore.
“Rusia dëshiron të bllokojë plotësisht ekonominë e vendit tonë”, ka thënë Zelensky./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?