​Konjufca: Vota e përgjegjshme e qytetarëve i dha drejtim të ri politik atdheut tonë

 

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, pas certifikimit të rezultateve, ka thënë se ky rezultat zgjedhor i përmasave të referendumit dhe kjo fitore plebishitare e popullit për ndryshim, ishin të domosdoshme.

Konjufca ka thënë se vota e përgjegjshme e qytetarëve ia dha një drejtim të ri politik e fort të nevojshëm atdheut tonë.

“Prandaj ky rezultat zgjedhor i përmasave të referendumit dhe kjo fitore plebishitare e popullit për ndryshim, ishin të domosdoshme. I falënderoj nga zemra dhe me respekt të thellë të gjithë qytetarët e vendit tim për sjelljen e lartë demokratike dhe ndryshimin e madh që e sollën përmes zgjedhjeve të lira. Vota juaj e përgjegjshme ia dha një drejtim të ri politik e fort të nevojshëm atdheut tonë”, ka shkruar ndër të tjera Konjufca në Facebook.

Sipas rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 50.28% të votave, PDK-ja 17%, LDK-ja 12.73%, ndërkaq AAK-ja 7.12%. Lista Srpska ka fituar 10 vendet e rezervuara në parlamentin e Kosovës, ndërsa 10 vende u takojnë pakicave jo serbe./21Media

Qytetarë të dashur,

Ne e lamë pas një vit të vështirë. Bota u pllakos nga një pandemi e pazakontë. Jetët tona ndryshuan…

Posted by Glauk Konjufca on Saturday, 13 March 2021

Back to top button