​Osmani: Lufta e përbashkët kundër virusit vazhdon

 

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, në një vjetorin e paraqitjes së rasteve të para me Covid-19, nëpërmjet një video-mesazhi, ka thënë se si në çdo sfidë mësuam se kur ka dashuri e besim, ka gjithnjë qëndres e shpresë.

Osmani i ka shprehur ngushëllime të gjithë familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre.

“Vërtetë shumë gjëra mund të bëheshin ndryshe, por kemi ende shansin për të bërë çdo gjë më mirë. Si në çdo sfidë, nuk duhet të dorëzohemi, deri sa të dalim fitimtarë. E deri atëherë, të bashkëpunojmë, të marrim përgjegjësi, të ndihmojmë. Vetëm së bashku mund t’ia dalim! Vetëm së bashku do t‘ia dalim”, ka shkruar Osmani.

Më 13 mars të 2020-tës u konfirmuan dy rastet e para me koronavirus në vendin tonë./21Media

 

Back to top button