​Kosovë-Gjeorgji, notat e lojtarëve

 
Kombëtarja e Kosovës ka regjistruar fitoren e parë në kualifikimet për në Botërorin “Katar 2022” duke e mposhtur Gjeorgjinë si mysafire me rezultat minimal 1:0.
Fitoren “Dardanëve” ia siguroi autogoli i mbrojtësit gjeorgjian Davit Khocholava, i cili devijon goditjen e Vedat Muriqit në portën e tij në minutën e 18’.
Edhe pas golit të avantazhit, Kosova vazhdoi të tregoj lojë më të mirë se Gjeorgjia por fati nuk ishte në anën e saj, pas dy rasteve të 100% të Lirim Kastratit i cili nuk doli fitimtar në përballjet me portierin vendas.
“Dardanët” arritën të shënojnë përsëri përmes Vedat Muriqit në minutën e 84’, por me ndihmën e VAR-it goli u anulua për arsye të pozitës jashtë loje.
Notat e lojtarëve të dy kombëtareve i gjeni më poshtë.
Gjeorgjia (6.75):
Loria (6.8); Chabradze (6.9), Kashia (7.1), Khocholava (7.0), Azarovi (7.2); Aburjania (6.3), Kankava (7.3); Kiteishvili (6.6), Qazaishvili (6.4), Tsitaishvili (7.0).
Kosova (7.15):
Muric (7.4); Vojvoda (6.9), Rrahmani (7.2), Aliti (7.2), Florent Hadergjonaj (7.3); Halimi (6.8), Dresevic (7.6), Valon Berisha (7.7); Kastrati (6.3), Muriqi (7.9), Rashani (7.2).

Back to top button