Kaloni te përmbajtja kryesore

​Kosovë-Maqedoni e Veriut, marrëveshje në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot ka nënshkruar marrëveshje në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar me ministrin e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiq.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Haxhiu ka thënë se janë të angazhuar që të fuqizojnë raportet me vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Jemi të angazhuar që të fuqizojmë raportet me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky është nënshkrimi i parë i marrëveshjeve dhe do të vijojnë edhe me Shqipërinë. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është lehtësimi procedurave civile. Mbrojtja juridike, shtetasit e secilës palë gëzojnë të drejtat e mbrojtjes juridike”, ka thënë ajo.
Ndërsa, ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiq ka deklaruar se iniciativa për nënshkrimin e marrëveshjes tregon se bëjnë politika që të lehtësojmë procedurat për qytetarët e dy vendeve.
“Jam i bindur se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë, në këmbim të përvojave dhe harmonizim të legjislacionit evropian”, ka shtuar ai.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button