“​KRU” Prishtina lanson platformën e faturës online

 

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “KRU” Prishtina ka lansuar platformën e faturës online.

Nga “KRU” Prishtina kanë treguar mënyrën se si të kyçen qytetarët në platformën e faturës online.

“Ne kemi lansuar platformën e faturës online, të cilën mund ta keni të gjithë, pa pasur nevojë për pranim fizik të faturës . Brenda kartelës tuaj online, mund të gjeni edhe kodin e faturës, përmes të cilit mund të bëni pagesa me e – banking , shpejtë dhe sigurt. Ju inkurajojmë të kyçeni dhe të regjistroheni si konsumatorë të KRU ” Prishtina ”. Aty mund të shihni kartelën tuaj financiare, shpenzimin e ujit në metër kub, totalin e shpenzimit dhe faturimit, pagesat tuaja paraprake dhe të tanishme , numrin referent për atë cikël të faturimit e cila iu shërben për pagesë me e – banking, etj. Ju të cilët mund të hasni në ndonjë parregullsi në kartelën tuaj, psh. nëse keni realizuar ndonjë pagesë online përmes bankave komerciale apo institucioneve mikrofinanciare ( si shkak i mungesës së ofrimit të informatave gjatë procesit të pagesës, nga ana juaj ) dhe nuk e shihni që është shkarkuar në kartelë, ju inkurajojmë që të prezantoni te zyret e KRU ” Prishtina” sh.a. dëshmitë mbi pagesën e realizuar dhe borxhi juaj do të shlyhet nga sistemi. Kemi stafin e përkushtuar të cilët janë në shërbimin tuaj, lidhur me këtë çështje. Me të gjitha kapacitetet e punës po mundohemi që çdo ditë të jemi sa më afër kërkesave dhe ankesave tuaja karshi shërbimeve për ujësjellës e kanalizim”, thuhet në komunikatën për media nga “KRU” Prishtina./21Media

Back to top button