Ish-ushtarja amerikane dhuron 5 mijë dollarë për UP-në

 

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka pranuar një donacion prej 5 mijë dollarë nga ish-ushtarja amerikane, Elaine Berkowitz, për Departamentin e Stomatologjisë në Fakultetin e Mjekësisë̈.

Rektori i Universitetit të Prishtinës”Hasan Prishtina”, Naser Sahiti derisa falënderoi Elaine Berkowitz per këtë donacione tha se këto mjete do përmirësojnë kushtet për studentët e stomatologjisë.

Ndërsa profesori i katedrës së Stomatologjisë në UP, Agim Islami e falënderoi Berkowtiz për këtë donacion dhe kujtoi kohën sa ajo kishte kontribuar në Kosovë.

Përfaqësuesja e Elaine Berkowitz, Teuta Bicaj tha se këto mjete ajo i ka dedikuar për studentë të kësaj dege me qëllim të përmirësimit të kushteve për studim në këtë degë.

Dekanja e Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Manxhuka tha se këto mjete do shfrytëzohen për blerjen e disa zmadhuesve që iu nevojiten studentëve të degës së stomatologjisë.

Back to top button