​Kryetari i rinisë së PDK-së nderohet në Washington me çmimin “IRI Freedom Award”

Kryetari i rinisë së PDK-së, Donjet Bislimi është nderuar me çmimin “IRI Freedom Award”, në Washington, për kontributin e tij dhënë gjatë periudhës së pandemisë në Kosovë si doktor vullnetar dhe si asamblist në Komunën e Mitrovicës për ndërmarrjen iniciativave për t’i dalë në ndihmë qytetarëve.
Këtë çmim, që jepet nga viti 1995 për personalitetet që kanë kontribuar në avancimin e lirisë dhe demokracisë në tërë botën, Bislimi e ka pranuar në emër të EDYN, nga Senatorja Joni Ernst nga Republika e Iowa-s dhe nga Senatori Dan Sullivan.

Back to top button