Bardhi nuk ka të ndalur, zbulon bashkëpunimin e radhës

Reperi i njohur, Bardhi së shpejti do të publikojë projektin e ri muzikor dhe sërish bashkëpunim.
Kësaj radhe, dyshja Bardhi dhe Gjesti do të sjellin këngën “Zemrën”, e cila do të lansohet të dielën, në orën 13:00.
Kjo është bërë e ditur nga artistët, të cilët kanë ndarë sekuencë nga kënga e re.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BARDHI (@bardhylidrizi)


Ky është bashkëpunimi i parë i tyre, gjersa Bardhi është duke punuar në albumin e ri “Trëndafil”, data e publikimit e të cilit nuk është bërë e ditur. Por, reperi po punon intesivisht në realizimin e këtij projekti.
Gjithashtu, i njëjti ka publikuar edhe projekte të tjera muzikore, kujtojmë bashkëpunimin e fundit “Sa mirë po dokesh”, së bashku me Eaz dhe Xen, që është pëlqyer shumë.

Ndërkohë që, Gjesti po ashtu një artist i pëlqyer, ka publikuar projekte që kanë mbledhur miliona klikime në Youtube, kujtojmë këngën e fundit “Pandemia”, që numëron mbi 3 milionë klikime./21Media

Back to top button