​Kurti: Detyra e parë e qeverisë së re do të jetë sigurimi i vaksinës antiCOVID

 

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot në takim me ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes, deklaroi se detyra e parë gjatë qeverisjes së tij do të jetë menaxhimi me pandeminë, përkatësisht sigurimi sa më i shpejtë dhe në sasi sa më të madhe të vaksinave kundërCOVID-19.

Kurti ka thënë se Kosova llogarit në ndihmën e shteteve mike për sigurimin e vaksinës kundër koronavirusit.

Në shkrimin e Vetëvendosjes në Facebook thuhet se si prioritet, Kurti shtroi edhe çështjen e punësimit dhe drejtësisë, me luftimin e krimit dhe korrupsionit në qendër.

“Në fund të këtij takimi, me ambasadoren  Gomes, u pajtuam që me t’u konsoliduar qeveria e re, të aranzhojmë takime mes përfaqësuesve të lartë të vendeve tona, për bashkëpunim të mëtejmë e thellim të marrëdhënieve tona bilaterale”, thuhet në shkrimin e VV-së në Facebook./21Media

Ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, znj. Natacha Gomes, e priti sot në takim kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!,…

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Wednesday, 17 March 2021

Back to top button