Kurti: Dogana me 14 % më shumë të hyra, janë rritur edhe konfiskimet
Kryeministri i vendit, Albin Kurti pas takimit që zhvilloi në Doganë të Kosovës, u shpreh i kënaqur me të arriturat e Doganës brenda këtij viti.
Ai tha se kjo vizitë është për të shprehur mirënjohjen dhe gatishmërinë për të mbështetur Doganat e Kosovës.
Sipas Kurtit, Doganat e Kosovës kanë shënuar ngritje të të hyrave për 14%, derisa edhe konfiskimet janë rritur në 5 milionë, krahasor me vitin e kalur që ishin 2 milionë.
Kurse, drejtori i përgjithshëm, Agron Llugaliu tha se Dogana vazhdon të ketë përformancë pozitive, krahasuar me vitin e kaluar si në fushën e të hyrave, ku janë mbledhur 14% më shumë se vitit e kaluara.
Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se përmes kësaj vizite po ofrojnë mbështetje këtij institucion i cili është i rëndësishëm për të hyrat e Kosovës.
Ai tha se tashmë zëniet e produkteve të kontrabanduara janë bërë çështje të përditshme dhe kjo është mesazh për ata që provojnë të bëjnë kontrabandë dhe iu kushtojnë shumë më shtrenjtë.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?