​Kurti: Zgjedhjet e 17 tetorit të jenë demokratike

Kryeministri Albin Kurti sot është takuar me shefin e misionit të OSBE-së, Michael Davenport, me të cilin diskutoi për temat me interes të përbashkët dhe bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe OSBE-së.

Meqë zgjedhjet lokale po afrohen, në takim u fol për organizimin dhe mbarëvajtjen e tyre. Kryeministri tha se është më rëndësi që zgjedhjet lokale të 17 tetorit të jenë zgjedhje të lira, demokratike dhe fer edhe në komunat me shumicë serbe.

Gjatë takimit po ashtu u bisedua edhe për çështjen e përmirësimit të përkthimit në gjuhët zyrtare në mënyrë që qasja në informata, njoftime dhe të dhëna me interes publik të lehtësohet, si dhe për Qendrat mësimore të komuniteteve jo-shumicë dhe mundësitë e financimit të qëndrueshëm të tyre./21Media

Back to top button