​Kuvendi i Shqipërisë mblidhet për ndryshimet në qeveri

 

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot për ndryshimet e reja në Qeverinë e Shqipërisë ku Olta Xhaçka u dekretua nga presidenti Ilir Meta si ministre e Jashtme dhe Niko Peleshi në krye të Ministrisë së Mbrojtjes.

Kuvendi do mblidhet në orën 17:00 për të miratuar dekretet e presidentit Ilir Meta.

Kuvendi i Shqipërisë nis sesionin e ri parlamentar më 18 janar, por emërimi i ministrave të rinj ka bërë që Kuvendi të mblidhet 2 javë më parë në një seancë të jashtëzakonshme.

Back to top button