Viti më tragjik sa i përket lëndimeve me mjete piroteknike

 

Qe nga nata e ndërrimit të moteve 28 persona kërkuan ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente në Prishtinë si pasojë e lëndimeve nga përdorimi i pakontrolluar i mjeteve piroteknike.

Megjithatë, drejtori i Klinikës Emergjente, Basri Lenjani në programin e mëngjesit “Për ditë të mbarë” në RTV21 tha se viti 2010 ka qenë viti më tragjik sa i përket numrit të personave që pësuan lëndime ngamjetet piroteknike. Ai tha se në atë vit ka pasur më shumë se 110 persona nga mjetet piroteknike.

“Që nga viti 2010 numri ka ra në mënyrë drastike”, u shpreh ai.

Lenjani për RTV21 tha se vitin e kaluar janë regjistruar 13 raste si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike.

Sipas tij kur të grumbullohen të dhënat e tjera nga qendrat e mjekësisë urgjente në nivel të komunave dhe nga spitalet rajonale numri i të lënduarve nga mjetet piroteknike mund të jetë edhe më i madh.

Drejtori i Klinikës Emergjente foli edhe për pasojat e përdorimit të mjeteve piroteknike të cilat mund të shkaktojnë verbërim, shurdhim por edhe humbje të gjymtyrëve./21Media

Back to top button