Kaloni te përmbajtja kryesore

​Lajçak: Është koha që dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë me sukses

 

Emisari special i BE-së, Miroslav Lajçak deklaroi sot se është koha që procesi i dialogut Kosovë-Serbi të përfundojë me sukses.

“Sot janë bërë saktësisht 10 vjet që kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mirëpriti gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të ndërmjetësuar në procesin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës. Është koha që ai të përfundojë me sukses”, shkroi Lajçak në Twitter./kp

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button