Osmani: Kosova s’ka lumenj për të falur

 

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka vizituar Deçanin për të parë nga afër gjendjen e mjedisit. Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se Kosova ka rezerva të pamjaftueshme ujore dhe se nuk ka lumenj për të falur.

“Unë dua të shoh zhvillim ekonomik në vendim tim, por kurrsesi në dëm të natyrës! Kosova ka rezerva të pamjaftueshme ujore dhe ne përfundimisht nuk kemi lumenj për të falur, prandaj Kuvendi i Kosovës do të jetë gjithnjë me qytetarët në mbrojtje të tyre”, ka shkruar mes tjerash Osmani në Facebook.

Back to top button