48 raste aktive me COVID-19 në Deçan

 

Në komunën e Deçanit sot u konfirmuan edhe gjashtë raste të reja me COVID-19. Prej tyre, tri janë nga Deçani, një nga Gllogjani, një nga Irzniqi dhe një nga Strellci i Ulët.

“Deri më sot, në komunën tonë janë të identifikuara 133 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 81 të shëruar plotësisht, dy kanë humbur jetën dhe 48 raste janë akoma aktive.”, njoftoi kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, përmes një shkrimi në Facebook./21Media

Back to top button