Lajçak për takimin me opozitën: Mirëpres mbështetjen e tyre për dialogun
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje për takimi e sotëm me krerët e partive opozitare në Kosovë.
Në një postim në Twitter, diplomati sllovak ka thënë se ka informuar liderët e opozitës mbi dialogun e lehtësuar nga BE-ja.
“E mirëprita mirëkuptimin dhe mbështetjen e tyre për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, i cili është në interesin kombëtar për Kosovën”, ka shkruar ai.
Ndërkaq për takimin me kryeministrin Albin Kurti, Lajçak ka thënë se në takim është diskutuar rreth procesit të dialogut.
“Me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi ne patëm një bisedë të thellë rreth takimit të nivelit të lartë të javës së kaluar, duke përfshirë lirinë e lëvizjes dhe rrugën përpara për Kosovën përmes dialogut”, ka shkruar Lajçak.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?