Detaje për paketën e re të mbështetjes së SHBA-së për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë detaje për paketën e re të mbështetjes për Ukrainën, me vlerë rreth 3 miliardë dollarë.
Siç raporton BBC, SHBA-të do të blejnë armë në emër të Ukrainës në vend që të marrin armë nga rezervat ekzistuese amerikane.
Pentagoni ka thënë se Kievi do të marrë: Gjashtë sisteme shtesë raketore tokë-ajër të njohur si Nasams, qindra mijëra fishekë artilerie 155 mm dhe municione mortaja 120 mm, deri në 24 radarë kundër artilerisë, dronët Puma dhe sistemet kundër droneve të njohura si Vampire, përcjell rtv21.tv
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se janë zotuar për rreth 13 miliardë dollarë në ndihmë të sigurisë për Ukrainën nën presidentin Joe Biden dhe se ky këst i ri është më i madhi deri më sot.
Biden ka thënë sot se është i përkushtuar për të mbrojtur sovranitetin e Ukrainës./21Media

Back to top button