​Lajçak thotë se me Kurtin nuk ka biseduar për hapjen e arkivave të Kosovës

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se është duke punuar për të caktuar një takim të radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Pas takimit me kreun qeveritar, Lajçak tha se nuk ka biseduar për hapjen e arkivave të Kosovës.
Diplomati sllovak ndodhet për vizitë treditore në Kosovë gjatë së cilës ai do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të vendit./KP

Back to top button