Mbyllen tri takimet e ditës së sotme të Superligës së Kosovës

 
Janë mbyllur tri takimet e ditës së sotme të Superligës së Kosovës në kuadër të xhiros së katërt të edicionit 2021/22.
Ndeshja kryesore u zhvillua në Gjilan aty ku Drita e priti Ballkanin dhe e cila përfundoi me barazim 0-0.
Në ndeshjen tjetër Feronikeli e mposhti Dukagjinin me rezultat minimal 1-0 derisa autor i golit ishte Qorri në minutën e katërt.
Befasia kryesore ndodhi në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, aty ku Malisheva mori tri pikë duke e mposhtur Llapin me rezultat 3-0.
Golat për skuadrën e trajnerit Arsim Thaçi i realizuan Stullqaku (2) dhe Marc-Olivier.

Back to top button