Latifi: Vaksinimi e vetmja rrugë për t’u mbrojtur nga infektimi nga COVID-19
Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Rifat Latifi, u takua sot në Pejë me kryetarin e kësaj komune, Gazmend Muhaxheri.
Në këtë takim, ministri Latifi u njoftua për Kujdesin Primar Shëndetësor në këtë komunë dhe po ashtu edhe për nevojat që i ka shëndetësia e Pejës.
Theks të veçnatë, iu dha procesit të vaksinimit, sidomos inkurajimin dhe ndërgjegjësimin e mëtejmë të qytetatëve që të vaksionohen, pasi që sipas ministrit Latifi, vaksinimi është e vetmja rrugë për tu mbrojtur nga infektimi nga COVID-19.
Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe për projektet shëndetësore, në veçanti për vazhdimin e ndërtimit të Qendrës së Trajnimeve, që do t’i shërbejë gjithë stafit shëndetësor.
Ministri Latifi u zotua se do të jetë në mbështetje të vazhdueshme për përmirësimin e kujdesit shëndetësor në këtë komunë.
Ndërkaq, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri falënderoj ministrin Latifi për vizitën dhe për mbështetjen e bashkëpunimin mes Ministrisë dhe Komunës, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore shëndetësore për qytetarët./21Media
