Një dorë ndihmëse për refugjatët që arrijnë në Poloninë lindore

Sallat e studentëve të Helios në Lublin janë shndërruar në banesa për refugjatët.

Është vendi ku Dorota Woroniecka, e cila punon për Qendrën Polake për Ndihmën Ndërkombëtare (PCPM), u ka dhënë karta debiti të ngarkuara me rreth 710 zloty (166 dollarë / 129 £) për disa prej refugjatëve më të rrezikuar nga Ukraina.

Programi me shumë qëllime të ndihmës në para, ka deklaruar ajo, është krijuar për t’u dhënë atyre që aplikojnë pavarësi dhe dinjitet. Ata që kualifikohen mund të zgjedhin se si t’i shpenzojnë paratë në çdo vend të BE-së, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Ai plotësohet për tre muaj dhe financohet nga fondacioni PCPM, me mbështetjen e Këshillit Norvegjez të Refugjatëve (NRC) dhe CARE USA.

Qëllimi është që kartat e debiti t’i shpërndahen një grupi fillestar prej 7,000 familjesh refugjatësh ukrainas./21Media

Back to top button