Liverpooli mposhtet nga West Hmai dhe bie në vendin e katërt në Premier Ligë
West Ham United ia ka shkaktuar një humbje të hidhur Liverpoolit duke e mposhtur me rezultat 3-2 në kuadër të xhiros së 11-të të Premier Ligës.
Portieri i Liverpolit Alisson Becker i vendosi bashkëlojtarët e tij në pozitë të vështirë që në fillim të ndeshjes kur në minutën e katërt realizoi një autogol pas një harkimi nga këndi.
“Të Kuqtë” reaguan dhe e garazuan rezultatin në 1-1 katër minuta para se të mbyllej pjesa e parë.
Edhe në pjesën e dytë u zhvillua një ndeshje shumë interesante ndërmjet këtyre dy skuadrave në “Olimpik Stadium”.
West Hami e riktheu avantazhin duke shënuar dy gola në minutat 67 dhe 74’ përmes Fornails dhe Kourt Zoumas që shënuan për 3-1.
Skuadra e Jurgn Klopp reagoi sërish dhe e ngushtoi epërsinë në 3-2 në minutën e 83’ me anë të golit të realizuar nga Origi, por minutat e mbetura të lojës nuk mjaftuan që të sigurohej ndonjë pikë nga ky ballafaqim shumë i vështirë.
Kjo humbje e zbret Liverpoolin në vendin e katërt në tabelë me 22 pikë dhe parakalohet pikërisht nga kundërshtari i së dielës West Hami që tani ka 23 pikë në vendin e tretë.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?