​Lukaku braktisë kombëtaren e Belgjikës, nuk luan ndaj Italisë

 
Ylli i Belgjikës, Romelu Lukaku nuk do të luajë nesër kundër Italisë në Ligën e Kombeve.
“Sky Sport Italia” raporton se ish -sulmuesi i Interit, i cili u transferua në Chelsea këtë verë për 115 milionë euro, është tërhequr nga skuadra përpara ndeshjes së nesërme.
Italia dhe Belgjika luajnë për vendin e tretë në Ligën e Kombeve të dielën, pasi të dy skuadrat humbën në gjysmëfinalet e kompeticionit në fillim të kësaj jave.
Ecuria e Italisë me 37 ndeshje si e pamposhtur u ndal nga Spanja në një humbje 2-1 në “San Siro”, ndërsa Belgjika lëshoi një epërsi prej 2-0 kundër Francës në stadiumin “Allianz” në Torino.
“Sky” ka zbuluar se sulmuesi 28-vjeçar është larguar nga Belgjika sot dhe do të humbasë ndeshjen kundër “Azzurrëve”.
Lukaku, ka luajtur 68 herë për ekipin kombëtar dhe është e pasigurt nëse ai do të jetë në dispozicion për Chelsean në ndeshjen e ardhshme kundër Brentfordit më 16 tetor.

Back to top button