Pranohet marrëveshja për fajësi ndaj Sllobodan Radenkoviq për sulmin ndaj KFOR-it

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot është mbajtur seancës dëgjimore në rastin ndaj Sllobodan Radenkoviq, i akuzuar për sulm ndaj KFOR-it në maj të 2023. Në këtë seancë u shqyrtua marrëveshja e arritur për pranimin e fajësisë në mes të akuzuarit, Radenkoviq dhe Prokurorisë Speciale të Kosovës, e cila parasheh burgim në kohëzgjatje prej dy vitesh për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, ndërsa për veprën penale “ Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi” parasheh 6 muaj burgim apo gjobë në shumë prej 15 mijë euro.

Kjo marrëveshje e arritur në mes të akuzuarit dhe të organit të akuzës u pranua edhe nga trupi gjykues, dhe gjyqtarja, Medie Bytyqi vendosi qe shpallja e aktgjykimit ndaj Sllobodan Radenkoviq te bëhet sot nga ora 10:30.

I akuzuari për sulm ndaj pjesëtarëve te KFOR-it, Sllobodan Radenkoviq i pyetur nga kryetarja e trupit gjykues se a është kërcënuar apo joshur për këtë marrëveshje te arritur, ai mohoi një gjë të tillë.

Prokurori special, Bekim Kodraliu tha se marrëveshja me të akuzuarin Radenkoviq është arritur pa presion dhe në konsultim me mbrojtësit e tij.

Marrëveshja për pranim të fajësisë për veprën penale sulm ndaj personit zyrtar parasheh burgim efektiv prej dy vitesh duke llogaritu edhe kohën e qëndrimit në paraburgim, ndërsa për veprën pjesëmarrjen në turmë, t’i shqiptohet dënim me burg prej gjashtë muajsh në mundësi të zëvendësohet me gjobë në shumë prej 15 mijë euro.

“Prokuroria Speciale e Kosovës qëndron pranë të njëjtës marrëveshje meqenëse e njëjta është arritur në përputhje të plotë me dispozita e kodit të procedues penale konkretisht më paragrafet e nenit 230 dhe se para nënshkrimit të kësaj marrëveshje me të pandehurin redenkoviq e njëjta është arritur me vullnet të lirë pa presion dhe në konsultim me mbrojtësit etij prezent gjatë arritjes së kësaj marrëveshje marrëveshja konsiston në pranimin e fajësisë nga ana e të pandehdur Sllobodan Radenkoviq për dy vepra penale dhe atë për sulm ndaj personit zyrtar e kryer në bashkëkryerje… Si dhe për veprën penale pjesëmarrja në turmë, që kryhet vepra penale dhe huliganizëm, po ashtu e kryer në bashkëkryerje. Sa i përket veprës penale sulmi ndaj personit zyrtar konsiderojmë t’i shqiptohet burg efektiv në kohëzgjatje prej dy vjet, në kuadër të këtij dënimi të përfshihet koha e kalua në paraburgim nga data 14.01.2026 ndërsa për veprën pjesëmarrjen në turmë, t’i shqiptohet dënim me burg prej gjashtë muajsh në mundësi të verës me gjobë në shumën prej 15 mijë euro. Dhe masa e paraburgimit të Sllobodan Radenkoviq nuk do t’i ndërpritet deri në plotfuqishmërinë dhe aktgjykimin e gjykatës. Andaj, meqenëse janë plotësuar të gjitha kushtet e paparaparë për marrëveshje kërkoj nga ju që e njëjta të miratohet dhe t’i shqiptohet dënimi me marrëveshje”, tha prokurori.

Edhe mbrojtja e të akuzuarit, Sllobodan Radenkoviq tha se qëndrojnë pranë marrëveshjes së arritur për pranim të fajësisë nga ana e klientit të tyre e cila është arritur me Prokurorinë Speciale.

Avokatja, Bojana Srbljak kërkoi nga gjykata që t’i mundësohet të akuzuarit, Radenkoviq që gjobën prej 15 mijë euro ta paguajë më këste përgjatë dy viteve.

“Si mbrojtje qëndrojnë pranë marrëveshjes që e kemi arritur në Prokurorinë Speciale. Qëndrojmë pranë marrëveshjes të pjesës sa i përket dënimit dhe lusim gjykatën që të pandehurit t’i mundësojë që shumën monetare ta paguajë në më shume rata përgjatë dy viteve”, tha ajo.

Gjyqtarja e këtij rasti, Medije Bytyqi e pranoi marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë nga i akuzuari, Sllobodan Radenkoviq.

“Pranohet marrëveshja mbi pranimin e fajësisë në çështjen penale për shkak të veprave penale… urdhërohet që marrëveshje mbi pranimin e fajësisë të vendoset në shkresat e lëndës.”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë kundër të akuzuarir Sllobodan Radenkoviq për kryerjen e veprave penale “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.

Sipas aktakuzës, më 29.05.2023 nga ora 06:00 e mëngjesit deri në orët e mbrëmjes, në perimetrin e objektit të Komunës së Zveçanit, i akuzuari, në bashkëkryerje dhe koordinim me persona të tjerë, dyshohet se ka marrë pjesë aktive në një grup që ka ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të misionit paqeruajtës KFOR dhe Policisë së Kosovës

Back to top button