Reagon Osmani: Rrugët që u mbyllën nga padrejtësitë, gjithmonë hapen nga populli

Pas shpërndarjes së Kuvendit ka reaguar ish presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Ajo e ka cilësuar natën e mbrëmshme si të rëndë për Kosovën. Duke shtuar se “rrugët që u mbyllën nga padrejtësitë, gjithmonë hapen nga populli”.
“Por ky popull ka ditur të ngritët edhe nga momente shumë më të rënda. Ka ardhur koha për dashni. Mjaftë më me propagandë, përçarje e ndjellje të frikës. Aty ku ka urrejtje duhet të sjellim dashni, aty ku ka frikë duhet të sjellim shpresë. Aty ku ka propagandë e shpifje duhet ta mbrojmë të vërtetën”, ka thënë Osmani./21Media