Mbi 2 mijë raste aktive me COVID-19
Aktualisht në Kosovë janë 2 mijë e 44 raste aktive me koronavirus.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dje ka informuar se në 24 orët e fundit ka vdekur një person që ka qenë i prekur me Covid-19, ndërsa janë konfirmuar edhe shtatë raste të reja pozitive me COVID-19.
IKShPK ka bërë të ditur se deri më tani janë 567 mijë e 280 qytetarë që janë vaksinuar me dozën e dytë.
Kurse, që nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.379.793 doza të vaksinës.

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?