​Mbi 4 mijë kërkesa për leje-qëndrim në Kosovë

 

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu sot ka vizituar divizionin për të huaj, viza dhe leje Qëndrimi.

“Qëllimi i kësaj vizite ishte për të parë punën e këtij divizioni, i cili funksionon në kuadër të Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion dhe është përgjegjës për shqyrtimin dhe vendosjen e aplikimeve për shtetësi”, bëhet e ditur në komunikatën e dërguar për media.

Gjithashtu, ministri Veliu u njoftua me punën dhe procesin e aplikimit dhe u sigurua që kriteret dhe kërkesat ligjore janë dhe do të respektohen në të gjitha rastet pa dallim.

Gjatë vitit 2019 ky divizion ka shqyrtuar 6800 kërkesa për leje-qëndrim dhe 1444 kërkesa për viza, ndërsa deri më tani, në vitin 2020, ka shqyrtuar mbi 4 mijë kërkesa për leje-qëndrim. /21Media

Back to top button