​Mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, takohen sot në Elbasan, ku edhe do ta mbajnë mbledhjen e përbashkët.
Raportohet se janë rreth 15 marrëveshje që pritet të nënshkruhen në këtë mbledhje të përbashkët.
Fokusi i kabineteve qeveritare do të jetë në fushën e lëvizjes së lirë, arsimit, drejtësisë, infrastrukturës, kulturës dhe lehtësimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit tregtar.
Njohësit e proceseve politike të të dyja shteteve, kanë sugjeruar qeveritë të shmangin dallimet për iniciativën rajonale Ballkani i Hapur dhe të fokusohen në avancimin e marrëdhënieve bilaterale.
Kjo është mbledhja e shtatë me radhë e dy qeverive.
Agjenda e mbledhjes:
09.45– Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës
10.00– Mbërritja e Albin Kurti, kryeministër i Republikës së Kosovës
Në mbërritje, kryeministri i Republikës së Kosovës mirëpritet nga Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë
Vijohet me luajtjen e himneve kombëtare dhe nderimet ushtarake nga Truproja e Nderit e Republikës së Shqipërisë
10.10– Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë
11.20– Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare
11.30– Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave
12.05– Foto e përbashkët
13.10– Forumi i Biznesit Shqipëri-Kosovë
Bashkëbisedim i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me përfaqësuesit e bizneseve.

Back to top button