​MD do të nis përgatitjet për organizimin e provimit për përmbarues privat

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka takuar sot anëtaret e komisionit për dhënien e provimit për përmbarues privat, ku e cilësoi si të rëndësishëm mirëfunksionimin e këtij komisionit, si dhe organizimin sa më të kompletuar të procesit të Provimit për Përmbarues Privat.
Haxhiu ka kërkuar nga anëtarët e komisionit që të jenë në nivel të detyrës dhe gjithashtu që në përputhje me legjislacionin dhe kriteret profesionale, të zbatojnë përgjegjësitë të cilat i janë besuar, duke mundësuar një proces transparent, të rregullt, të drejtë dhe të ligjshëm.
Ditëve në vazhdim, Ministria e Drejtësisë do të fillojë përgatitjet për organizimin dhe mbajtjen e Provimit për Përmbarues Privat.
Në anën tjetër kryesuesi i komisionit, Fejzullah Rexhepi, ka shprehur falënderimin për besimin e dhënë duke potencuar gatishmërinë dhe vullnetin që komisioni të jetë në nivel profesional gjatë ushtrimit të kësaj përgjegjësie./21Media

Back to top button