Zëvendëskryeministrja e Ukrainës kërkon veprimin e OKB-së për korridoret

Evakuimi i rreth 100,000 njerëzve të bllokuar në Mariupol do të ketë sukses vetëm me ndihmën e OKB-së, tha zëvendëskryeministrja e Ukrainës.

Iryna Vereshchuk tha për BBC Radio 4’s World se OKB-ja duhej të përfshihej në rregullimin e korridoreve humanitare dhe tha tse ishte “organizata e vetme me kapacitetin dhe forcën për të parandaluar vdekjen”, por deri më tani ishte “vetëm duke vëzhguar ngjarjet”.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres do të takohet të martën në Moskë me Presidentin rus Vladimir Putin.

Duke folur përpara se të bëhej e ditur vizita, Vereshchuk tha se “evakuimi është i mundur vetëm me ndihmën e OKB-së. OKB-ja dhe Guterres duhet të përfshihen dhe të rregullojnë korridoret”.

“Nuk kemi kohë për të pritur. Këto korridore duhet të vendosen në ditët në vijim.”, tha ajo, shkruan BBC.

Vereshchuk u shpreh se luftëtarët ukrainas në fabrikën e rrethuar të çelikut Azovstal në Mariupol “nuk do të dorëzohen – ata do të luftojnë deri në fund. Derisa të qëndrojnë atje, Mariupol është pjesë e Ukrainës”./21Media

Back to top button