Mehaj: Ushtarakët tanë janë krenaria dhe aseti më i çmuar i ushtrisë sonë
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe kolonel Ejup Maqedonci të hënën kanë realizuar një takim virtual me ushtarket dhe ushtarakët e Kosovës të cilët po studiojnë në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst, në Mbretërinë e Bashkuar.
Mehaj ka thënë se këta ushtarakë janë krenari dhe aseti i çmuar i ushtrisë së Kosovës.
Tutje, ka theksuar se Qeveria me dyfishimin e buxhetit për FSK-në, dëshmon vizionin dhe vendosmërinë për arsimimin, stërvitjes e personelit si dhe pajisjes dhe modernizimit të forcave./21Media