Artisti italian që po mahnitë botën me imazhet 3D, të krijuara me makijazh

 
Ky artist po krijon një imazh 3D në kokën e tij. Ky imazh dhe imazhe të tjera të cilat i krijon vazhdimisht ky artist, po mahnisin botën. Shohim se në vend të pelhurës, për punim e shfrytëzon kokën e tij.
Artisti që qëndron pas këtyre krijimeve është Luca Luce nga Milano e Italisë. Para se të fillonte me krijime në kokë, ka krijuar imazhe në fytyrën e tij e në pëllëmbë të dorës.
Luca Luce ka thënë se për krijime të tilla inspirohet nga filmat fantastik dhe ata me magji. Me një fjalë, atij i pëlqen të krijojë imazhe.
Luca ka thënë se nuk ka studiuar për këtë lloj arti, por i pëlqen të krijojë art 3D me makijazh. Sipas tij, krijimet e tilla ka filluar t’i krijojë në pëllëmbë të dorës, më pas ka vazhduar në fytyrë, e tani i krijon në kokë.
Sa i përket kohës se për sa e krijon një punim si këta, ai ka thënë se ka nga ato që i punon për gjysmë ore, e ka edhe prej atyre që i krijon për dy apo më shumë orë.
Si edhe shumë persona të cilët arrijnë bazën e entuziastëve të punës së tyre përmes medieve sociale, edhe Luca e arriti suksesin e tij përmes tyre, dhe me këtë sukses po vazhdon./21Media

Back to top button