​Memli Krasniqi: Kushtetuta e Kaçanikut kthesë historike për popullin e Kosovës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se miratimi i Kushtetutës së Kaçanikut 32 vjet më parë shënoi kthesë historike për popullin e Kosovës, i cili kurrë nuk u ndal së shprehuri aspiratat e tij për liri e pavarësi.
Krasniqi ka thënë se Kushtetuta e Kaçanikut ishte akt guximi e patriotizmi në një periudhë tejet të vështirë, kur qytetarët e Kosovës po përballeshin me një represion të tmerrshëm, i cili do të merrte fund nëntë vjet më pas, me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Përherë mirënjohës për vendosmërinë dhe vullnetin politik, të manifestuar nga deputetët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Krasniqi në Facebook./21Media

Back to top button