Lëvizje e re politike? Haziri paralajmëron rikthimin e bisedimeve me VV-në

Pas rrëzimit të mocionit për mosbesim ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, tha se qysh nesër do të ketë veprime në kuadër të diskutimeve për bashkëpunim me Vetëvendosjen për formimin e institucioneve.
“Nesër e rikthen autorizimin për kërkesën e dytë, e që është po aq e rëndësishme, për bashkëpunimin dhe përfundimisht thyerjen e këtij çarku të mbyllur politik në të cilin ka hyrë Kosova”.
Sipas tij, “LDK-ja do të angazhohet në përfaqësimin e interesit të Republikës, qytetarëve dhe të LDK-së”.
“Nga nesër e tutje në mënyrën e njëjtë duhet të përballohet edhe përmbushja e kërkesës së dytë”, ka thënë ai.
I pyetur për bashkëqeverisjen e mundshme me VV-në, Haziri ka thënë se bëhet fjalë për bashkëpunim “në tri parime”.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?