Kaloni te përmbajtja kryesore

Armend Zemaj pas Kuvendit: LDK-ja doli e bashkuar

Anëtari i LDK-së, Armend Zemaj, është deklaruar pas përmbylljes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë, në të cilin Lumir Abdixhiku mori mbështetjen për të vazhduar në postin e kryetarit.

Zemaj vlerësoi se i gjithë procesi është zhvilluar në mënyrë demokratike dhe se organizimi procedural ka qenë në nivel.

“Ky ishte një proces demokratik, rezultati është ai që është. Gjithçka në aspektin procedural ishte mirë e organizuar. Sido që të jetë, ky është rezultati dhe e mira është se gjithçka ishte demokratike dhe jemi të bashkuar, kështu siç po na shihni”, deklaroi Zemaj./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button