Pesë qytetarë të infektuar me koronavirus kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, ndërsa janë identifikuar edhe 154 raste të reja, nga 870 testime të kryera.

117 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4.530, që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 160 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 13 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1994

Durrës 510

Shkodër 304

Fier 180

Lezhë 176

Korçë 191

Vlorë 142

Kukës 140

Elbasan 155

Berat 78

Gjirokastër 49

Dibër 51/Vizionplus