​Nehammer dhe Kajari diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer vizitoi komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari, ku kanë diskutuar për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Gjenerali Kajari falënderoi kancelarin për kontributin e vendit të tij në KFOR.
Pas bisedimeve zyrtare, kancelari Nehamer u takua me ushtarët e kontingjentit austriak.
Ai gjatë ditës ka takuar presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Back to top button