​Një foshnje po trajtohet nga COVID-19 në Neonatologji

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 52 pacientë me Covid-19 janë në trajtim në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.
Sipas njoftimit, në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 19 pacientë dhe një në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi. Në klinikën e Pediatrisë janë duke u trajtuar dy pacientë. Ndërsa në klinikën e Gjinekologjisë, dy pacientë, atë të Neonatologjisë, një foshnje dhe në mjekim Intensiv Qendror janë duke u trajtuar dy raste.
Në spitalet e komunave të Kosovës janë të shtruar gjithsej 25 pacientë. Spitali i Gjakovës ka 8 pacientë, Spitali i Prizrenit ka 3 pacientë, Spitali i Pejës ka 9 pacientë, ndërsa Spitali i Gjilanit ka 5 pacientë me Covid-19./21Media

Back to top button