Kaloni te përmbajtja kryesore

Nis numërimi i fletëvotimeve të diasporës nga votimi nëpër ambasada

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar numërimi i fletëvotimeve nga votimi në përfaqësi diplomatike.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media.

Votimi është zhvilluar më 6 qershor, në 30 përfaqësi diplomatike.

“Nga 27 mijë e 724 shtetas të regjistruar, kanë votuar 22 mijë e 360 prej tyre apo 82.46%”, tha Elezi.

Ai bëri të ditur se në QNR është duke vazhduar procesi i verifikimit i pakove të supozuara me fletëvotime që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit me postë.

“Deri në përfundim të ditës së mërkurë, në vlerësim janë përfshirë 23 mijë e 300 pako”, tha Elezi.

Sa i përket pakove të refuzuara, Elezi tha se arsyeja më e shpështë është shkaku i mungesës së dëftesës së regjistrimit që votuesi e pranon nga KQZ.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button