​Një i vdekur dhe 61 raste të reja me koronavirus

 
Një person ka vdekur si pasojë e koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Nga 1 mijë e 257 testime, 61 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se sot janë shëruar 241 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221 mijë e 498.
Në total numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë është 1 mijë e 696./21Media

Back to top button