Kineastët ukrainas i bëjnë thirrje botës të mos heshtë

Një numër i madh i kineastëve ukrainas kanë ndarë me komunitetit ukrainas frikën e tyre dhe lusin botën që të veprojnë sa më shpejt, në mnëyrë që Ukraina të jetë e lirë siç ishte.
Rusia ka nisur një luftë ndaj Ukrainës dhe komuniteti artistik i Ukrainës i janë adresuar botës duke thënë të shikojnë pasi lufta është në pragun e tyre.
Regjisorët kanë folur për luftën në Ukrainën lindore në filmat e tyre për tetë vitet e kaluara, filma të cilët kanë qenë pjesë e shumë festivaleve ndërkombëtare, ndërsa tani realiteti duket se është më parë imagjinatës.
Filmbërësit ukrainas po i luten audiencës ndërkombëtare të mos heshtin dhe të qëndrojnë krahë Ukrainës, ndërkohë që luten për ndihmë, në të gjitha mënyrat e mundshme për ta rikthyer paqen në Ukrainë.
Oleh Sentsov, Valentyn Vasyanovych, Matyna Er Gorbach, Anna Machukh, Nataliia Vorozhbyt, Iryna Tsilyk, Nariman Aliev janë emrat të cilët kanë folur për ngjarjet e fundit në atdheun e tyre.
Shumë nga ta potencuan se gjëja më e madhe që mund të bëjnë për Ukrainën është të lexojnë lajme të vërteta, që tregojnë atë që po ndodh realisht atje.
“Ukraina po lufton për liri, për lirinë të cilën e meriton. Rusia nuk ka turp ta luftojë një vend sovran në sytë e tërë botës, nuk ka as të drejtë e as arsye për ta bërë këtë. Na duhet mbështetje. I lus të gjithë të protestojnë kundër agresionit rusë. Shkoni nëpër sheshet kryesore në qytetet tuaja dhe bëni presion pushtetarëve të shteteve tuaja.; Gjithashtu, ju mund të bëni donacion direkt për Ukrainën, në mënyrë që kjo luftë të mos përfundojë nëpër shtetet tuaja”, ka thënë Aliev./21Media

Back to top button