​Ahmeti njoftoi se termokosi do të vazhdojë ngrohjen edhe për disa ditë

Ahmeti ka treguar se ngrohja rifillon nesër pasdite

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se Termokosi do të vazhdojë ngrohjen edhe për disa ditë, ani pse sezoni i ngrohjes ka përfunduar dje.

Këtë, thotë se do ta bëjnë pas kërkesës së qytetarëve për vazhdim, për shkak të temperaturave në këto ditë.

Ahmeti ka treguar se ngrohja rifillon nesër pasdite.

“Termokosi e përfundon sezonin e ngrohjes me 15 prill, gjë që ka ndodhur dje. Me kërkesë të shumë qytetarëve, kam kërkuar që Termokosi të vazhdojë ngrohjen edhe disa ditë, për shkak të temperaturave, posaçërisht gjatë natës. Ngrohja rifillon prapë nesër pasdite, e premte. Na duhet 24 orë për të rifilluar. Të shtunën do të jetë 25 gradë gjatë ditës prandaj do të jetë ngrohtë edhe me ngrohje por prej të dielës prapë kemi temperatura më të ulëta. Po shpresoj se nuk do të kemi shumë ankesa të shtunën se është shumë nx ehtë e duhet me ndal ngrohjen”, ka shkruar Ahmeti. në Facebook. /21Media 

 

Back to top button