​Nura për vrasjen e Lirije Qerimaj: E papranueshme neglizhenca e policisë dhe prokurorisë

 
Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka reaguar pas vrasjes së djeshme të Lirije Qerimaj nga bashkëshorti i saj në Llaushë të Skenderajt.
Nura ka thënë se është i prekur thellë për rastin e vrasjes. “Akoma më shumë shtohet dhembja kur mësohet se përgjegjësit që do të duhej të parandalonin një akt të tillë mizorie, e neglizhuan”.
Nura në Facebook ka shkruar se është e papranueshme neglizhenca e Policisë dhe Prokurorisë ndaj të cilëve kishte kërkuar ndihmë viktima.
Nesër në mesditë, në Skenderaj do të protestohet kundër dhunës dhe vrasjes së grave, duke dënuar vrasjen e djeshme të Lirije Qerimaj nga bashkëshorti në Llaushë të Skenderajt. Protesta paqësore është organizuar nga OJQ Gratë Intelektuale të Drenicës dhe do të nisë në ora 12:00 nga sheshi “Adem Jashari”, për të vazhduar te Gjykata, ndërsa marshi përfundon para stacionit policor./21Media

Back to top button