Protestohet në Skenderaj kundër vrasjes së Lirije Qerimajt

Nesër në mesditë, në Skenderaj do të protestohet kundër dhunës dhe vrasjes së grave, duke dënuar vrasjen e djeshme të Lirije Qerimaj nga bashkëshorti në Llaushë të Skenderajt.
Protesta paqësore është organizuar nga OJQ Gratë Intelektuale të Drenicës dhe do të nisë në ora 12:00 nga sheshi “Adem Jashari”, për të vazhduar te Gjykata, ndërsa marshi përfundon para stacionit policor.
“Ne si gra kërkojmë dënim maksimal për dorasin”, është bërë e ditur në njoftim.
Ndryshe, Rrjeti i Grave të Kosovës ka kërkuar dje nga institucionet që rastet e tilla të trajtohen me seriozitet të shtuar nga të gjitha organet e drejtësisë si Policia, Prokuroria dhe Gjykatat.
RrGK po ashtu ka kërkuar hetim të vrasjes së 48 vjeçares deri në provën e fundit, si dhe dënim maksimal ndaj të akuzuarit.

Back to top button