​Ofroi lokalet për prostitucion, arrestohet

 
Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për vepër penale “Ofrimi i lokaleve për prostitucion”.
“Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore në Gjilan, përmes rrugëve operative ka siguruar informata relevante për vendndodhjen e të dyshuarit me iniciale (M. Sh.), i cili që nga viti 2018 ka qenë në arrati”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Tutje thuhet se për personin e dyshuar, Policia e Kosovës në vitin 2018 gjatë hetimit të rastit ka siguruar prova të besueshme tek të cilat ka mbështetur dyshimet se i njëjti ka kryer veprën penale “Ofrimi i lokaleve për prostitucion” , mirëpo që nga ajo kohë e deri më tani i dyshuari ka qenë i pakapshëm për organet ndjekjes penale.
Pas arrestimit i dyshuari i lartcekur është intervistuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë./21Media

Back to top button