8 viktima nga zjarri në Turqi

Numri i viktimave nga zjarri masiv në Turqi ka arritur në tetë, ndërkohë shumë të lënduar po trajtohen në spitalem, e qindra shtëpi të banuara janë rrënuar tërësisht.
Autoritetët kanë bërë të ditur se, zjarri që filloi rreth gjashtë ditë më parë, erdhi si pasojë e temperaturave të larta.
Ekspertët potencuan se ndryshimet klimatike po e bëjnë edhe më të vështirë mënjanimin e përhapjes së zjarrit, pasi po e rrisin intenzitetin e zjarrit të hapur tashmë.
Turqia ka pranuar ndihmë nga shtete të ndryshme, aeroplanë, helikopterë, trupa e ekipës emergjente e shumë pajisje tjera, janë dërguar tashmë në vëndin e ngjarjes, të cilët po bëjnë çmos pët t’i ndaluar përhapjen e zjarreve, bëjnë të ditur autoritetet./21Media

Back to top button