​OSBE uron Bajam Begaj, pret bashkëpunim të ngushtë

Pas marrjes së detyrës si president i ri i Shqipërisë, Bajram Begajn e ka uruar Dega e Organizates për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Shqipëri.
“Urimet më të mira për SH.T.Z. Bajram Begaj i cili sot nis mandatin e tij si president i Shqipërisë, institucioni i ngarkuar me përgjegjësinë e madhe për të ruajtur unitetin e popullit. OSBE në Shqipëria pret një bashkëpunim të ngushtë dhe kuptimplotë,” thuhet në mesazhin e urimit.
Bajram Begaj pasditen e sotme ka dhënë betimin në një ceremoni solemne në Kuvendin e Shqipërisë duke u bërë kështu presidenti i tetë me radhë i vendit.
Mandati i tij është pesëvjeçar./21Media

Back to top button