Begaj: Zoti e bekoftë Shqipërinë

Presidenti i ri i Shqipërisë, Bajram Bagaj në fjalimin e tij të parë si president u shpreh se do të mbështesë dhe do të këmbëngulë në bashkëpunimin e forcave politike.

Ai tha se duhet zëvendësuar politika e konfliktit me atë të dialogut dhe duhen shmangur gabimet e së shkuarës dhe së tashmes.

“Ta zëvendësojmë politikën e konfliktit me atë të dialogut dhe të ndërtojmë ura bashkëpunuese e lidhëse. Nevojitet unitet për të siguruar vitalitetin e Shqipërisë, të gjithë së bashku ta bëjmë Shqipërinë edhe më të bukur. Zoti i bekoftë shqiptarët dhe Shqipërinë”, tha ndër tjera Begaj.

Bajram Begaj pasditen e sotme ka dhënë betimin në një ceremoni solemne në Kuvendin e Shqipërisë duke u bërë kështu presidenti i tetë me radhë i vendit.

Mandati i tij është pesëvjeçar./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button